​Dyshimet për një pako postare zbulojnë mbi 4 mijë stoli argjendi, Dogana jep detaje

Dogana e Kosovës ka zbuluar 4,161 stoli argjendi në një dërgesë postare të deklaruar në mënyrë të pasaktë. Rasti është zbuluar më 24 nëntor, gjatë kontrolleve të rregullta në sektorin e Aeroportit – Kargo, ku dërgesa ishte deklaruar si “pjesë të imta metali për testim”. Pas dyshimeve për mospërputhje ndërmjet përmbajtjes dhe dokumentacionit shoqërues, zyrtarët…

Lajme

25/11/2026 16:10

Dogana e Kosovës ka zbuluar 4,161 stoli argjendi në një dërgesë postare të deklaruar në mënyrë të pasaktë.

Rasti është zbuluar më 24 nëntor, gjatë kontrolleve të rregullta në sektorin e Aeroportit – Kargo, ku dërgesa ishte deklaruar si “pjesë të imta metali për testim”.

Pas dyshimeve për mospërputhje ndërmjet përmbajtjes dhe dokumentacionit shoqërues, zyrtarët doganorë kanë kontrolluar pakon përmes pajisjeve të skanimit dhe ekzaminimit fizik.

Brenda pakos janë gjetur 1,331 unaza, 358 qafore, 844 byzylykë, 1,001 varëse, 503 palë vathë dhe 124 komplete stolish argjendi.

Sipas Doganës, vlera reale e mallit, pa përfshirë taksat, arrin në 25,861.39 euro, ndërsa detyrimet doganore që është tentuar të shmangen kapin vlerën e 7,706.69 eurove.

Për shkak të mosdeklarimit të saktë të llojit, sasisë, peshës dhe vlerës së mallit, rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin në luftimin e kontrabandës dhe shmangies së detyrimeve doganore, me qëllim mbrojtjen e interesave financiare të vendit dhe sigurimin e konkurrencës së drejtë në treg.