Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijes në Spitalin e Mitrovicës së Veriut është ndërprerë për shkak të një defekti në stacionin e pompimit që furnizon këtë institucion. Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së kompanisë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me…

Lajme

03/08/2026 21:01

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijes në Spitalin e Mitrovicës së Veriut është ndërprerë për shkak të një defekti në stacionin e pompimit që furnizon këtë institucion.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së kompanisë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt.

“Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në stacionin e pompimit që furnizon Spitalin në Mitrovicën e Veriut, furnizimi me ujë të pijes për këtë institucion është ndërprerë. Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Mitrovica” Sh.A. ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.