Shtatë të lënduar në aksidentin në rrugën Gjakovë-Klinë, Policia jep detaje

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë-Klinë, në fshatin Mrasor. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete. “Janë përfshirë dy…

Lajme

03/08/2026 20:15

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë-Klinë, në fshatin Mrasor.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Janë përfshirë dy automjete. Deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas saj, njësia përkatëse po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Lajmi.net/