Ndërpritet furnizimi me ujë në Fshatin Banjë të Malishevës
KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar konsumatorët për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në Fshatin Banjë të Malishevë. Nga njoftimi bëhet e ditur se ndërprerja do të ndodhë gjatë ditës së sotme, nga ora 13:00 deri në ora 16:00, për shkak të punimeve teknike në rrjetin e furnizimit, përfshirë shkarkimin e rrjetit për qëllime pastrimi.…
Lajme
KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar konsumatorët për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në Fshatin Banjë të Malishevë.
Nga njoftimi bëhet e ditur se ndërprerja do të ndodhë gjatë ditës së sotme, nga ora 13:00 deri në ora 16:00, për shkak të punimeve teknike në rrjetin e furnizimit, përfshirë shkarkimin e rrjetit për qëllime pastrimi.
Ndërprerja do të prekë konsumatorët që furnizohen nga burimi i ujit në Banjë.
Sipas KRU Hidroregjioni Jugor, këto punime janë të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit dhe për sigurimin e një cilësie më të mirë të ujit për konsumatorët.
Pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë do të rikthehet gradualisht në normalitet.
Kompania u bën thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe falënderon për bashkëpunimin.