Ndërpriten punimet në “Luginën e Diellit”
E nisur disa ditë më herët në Zveçan një ndërtim i madh i financuar nga Serbia është ndërprerë sot.
Lajme
Burime të KosovaPress nga komuna e Zveçanit bëjnë të ditur se sot punët në këtë vend që quhet “Lugina e Diellit” janë ndërprerë.
Sipas këtyre burimeve ndërprerja ka ardhur pas një takimi që kryetari i Zveçanit Vuçina Jankoviq ka pasur me ministrin e Ambientit Ferid Agani dhe ministrin e Pushtetit Lokal Lubomir Mariq.