Ndërmarrja Trepça dërgon padi për një ish punëtor, merrte pagë pa punuar
Ndërmarrja Trepça Sh.A ka dërguar padi ndaj një ish punëtori. Sipas njoftimit të Trepçës i njëjti po merrte pagën pa punuar. “Me datën 24.9.2024 Menaxhmenti i Trepça Sh.A. ka dërguar Padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:545 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë…

Lajme
Ndërmarrja Trepça Sh.A ka dërguar padi ndaj një ish punëtori.
Sipas njoftimit të Trepçës i njëjti po merrte pagën pa punuar.
“Me datën 24.9.2024 Menaxhmenti i Trepça Sh.A. ka dërguar Padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:545 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë nga Trepça Sh.A., pa punuar, me ç’rast i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë (pasurimi i pa bazë). Andaj, Trepça Sh.A. në pajtim me nenin 194 të LMD-së ka paraqitur këtë padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë”, thuhet në njoftimin e Trepçës. /Lajmi.net/