Ndalohet i dyshuari që goditi me veturë një këmbësore në Qyshk të Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Qyshk të Pejës, ku një këmbësore rreth 27 vjeçare është goditur nga një automjet. Lidhur me rastin është ndaluar personi u dyshuar, konfirmoi Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës. “Prokurori i shtetit bashkë me Inspektoratin Policor ka dalë në vend të ngjarjes. Lidhur me këtë…

Lajme

01/04/2025 21:10

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Qyshk të Pejës, ku një këmbësore rreth 27 vjeçare është goditur nga një automjet.

Lidhur me rastin është ndaluar personi u dyshuar, konfirmoi Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.

“Prokurori i shtetit bashkë me Inspektoratin Policor ka dalë në vend të ngjarjes. Lidhur me këtë rast janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale Rrezikimi i Trafikut Publik”, tha Nikçi.

Lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, në magjistralen Pejë – Prishtinë, afër fshatit Qyshk, ku një automjet ka goditur këmbësoren. Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe e lënduara po merr trajtim mjekësor në spital. Gjendja e saj është e rëndë,” ka thënë Gashi.

Në lidhje me gjendjen e të lënduarës, Gashi ka thënë para pak minutave për lajmi.net se ajo po trajtohet në QKUK. /Lajmi.net/