Ndalohen aktivitetet për Srebrenicën të parapara të mbahen në Beograd

14:00 | 10 Korrik 2015

Srebrenica

Ministria e Brendshme e Serbisë ka ndaluar të gjitha aktivitetet e paralajmëruara për nesër në Beograd, me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Policisë, Nebojsha Stefanoviq.

Në mesin e aktiviteteve të paralajmëruara ka qenë aksioni “7,000 për Srebrenicën”, i cili ka pasur për qëllim të mbledhë 7,000 njerëz para Kuvendit të Serbisë, të cilët do të qëndronin të shtrirë në shenjë respekti për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës, në të cilën janë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë, kanë qenë forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga Ratko Mlladiq.

Organizatorët e ngjarjeve përkujtimore kanë thënë se anulimi i tyre tregon imazhin e vërtetë të Serbisë në vitin 2015./REL/