Ndalet PSG-ja, Monaco triumfon në “Parkun e Princave”

Pas disa fitoreve pa humbje, PSG ka humbur sfidën kundër Monacos, e vlefshme për xhiron e 26-të në Ligue 1.

Sport

21/02/2021 22:54

Monaco ia doli të fitojë me rezultat 0 – 2, shkruan lajmi.net.

Me nga një gol në secilën pjesë, Monaco ia doli të arkëtojë pikët e plota në “Parkun e Princave”.

Ishte Diop që pas gjashtë minutave pranoi një top të bukur nga Aguilar dhe zhbllokoi rezultatin (6′).

Ndërsa, Maripan në minutën e 51-të vulosi fitoren.

PSG pas kësaj humbje mban pozitën e tretë me 54 pikë, derisa Monaco renditët një pozitë më poshtë me 52 pikë./Lajmi.net/