Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare profesori Isa Haxhiu, një nga figurat e njohura të Inxhinierisë Elektrike në Kosovë
Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare Prof. Inxhinier Isa A. Haxhiu, një nga studiuesit dhe mësimdhënësit e njohur shqiptarë në fushën e shkencave të Inxhinierisë Elektrike. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka konfirmuar familja e ngushtë, ndërsa për të ndjerin ka shkruar edhe prof. Jahja Dranqolli. ‘Me shuarjen e Prof. Inxhinier Isa A.…
Lajme
Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare Prof. Inxhinier Isa A. Haxhiu, një nga studiuesit dhe mësimdhënësit e njohur shqiptarë në fushën e shkencave të Inxhinierisë Elektrike.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka konfirmuar familja e ngushtë, ndërsa për të ndjerin ka shkruar edhe prof. Jahja Dranqolli.
‘Me shuarjen e Prof. Inxhinier Isa A. Haxhiu, shkenca e Kosovës ka humbur një nga themeluesit e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit të Universitetit të Prishtines.
Pasi përfundoi studimet universitare dhe pasuniversitare në elektronikë dhe telekomunikacion në Beograd, Zagreb dhe Newcastle (Britani e Madhe), Prof. Isa u bë i njohur si një studiues dhe pedagog i shkëlqyer i shkencave elektronike kombëtare…!’-ka shkruar mes tjerash prof. Dranqolli.
I ndjeri ka lindur në Pejë, ndërsa lamtumira e fundit do ti ipet nesër (e Mërkurë), 19 Gusht, në Varrezat e kryeqytetit në Arbëri.
