Yamal dhe Mbappe dështojnë nga penalltia, Topi i Artë vë në pah statistikat e tyre
Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe kanë përjetuar një fundjavë të ngjashme, pasi të dy kanë humbur nga një penallti në ndeshjet e Barcelonës dhe Real Madridit. Megjithatë, të dy skuadrat arritën të përmbysin rezultatin, duke bërë që gabimet e dy yjeve të mos ndikojnë në marrjen e pikëve. Kjo rastësi ka tërhequr vëmendjen e llogarisë…
Sport
Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe kanë përjetuar një fundjavë të ngjashme, pasi të dy kanë humbur nga një penallti në ndeshjet e Barcelonës dhe Real Madridit.
Megjithatë, të dy skuadrat arritën të përmbysin rezultatin, duke bërë që gabimet e dy yjeve të mos ndikojnë në marrjen e pikëve.
Kjo rastësi ka tërhequr vëmendjen e llogarisë zyrtare të Topit të Artë, e cila ka vënë në pah statistikat e dobëta të dy futbollistëve nga pika e bardhë këtë sezon.
Yamal ka realizuar vetëm një nga tri penalltitë e ekzekutuara, ndërsa Mbappe ka shënuar tri nga pesë.
Pavarësisht kësaj, të dy vazhdojnë të jenë vendimtarë për skuadrat e tyre. Yamal ka kontribuar në 19 gola të Barcelonës, me 10 realizime dhe nëntë asistime, ndërsa Mbappe ka regjistruar 13 gola dhe tri asistime për Real Madridin.