Ukraina me sytë nga NATO – Zelensky: Dimri po vjen, kemi nevojë për ju
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar NATO-n për sfidat që e presin Ukrainën gjatë muajve të dimrit, duke kërkuar mbështetje shtesë për forcimin e mbrojtjes ajrore. Duke iu drejtuar përmes një lidhjeje virtuale Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin, Zelensky theksoi se Ukraina ka nevojë urgjente për sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, veçanërisht për…
Bota
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar NATO-n për sfidat që e presin Ukrainën gjatë muajve të dimrit, duke kërkuar mbështetje shtesë për forcimin e mbrojtjes ajrore.
Duke iu drejtuar përmes një lidhjeje virtuale Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin, Zelensky theksoi se Ukraina ka nevojë urgjente për sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, veçanërisht për sistemet amerikane Patriot.
“Ndërsa përgatitemi për këtë dimër, padyshim që kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Prioriteti ynë numër një është mbrojtja ajrore. Na duhen sisteme Patriot”, deklaroi Zelensky.
Ai shtoi se sa më e fuqishme të jetë mbrojtja ajrore ukrainase, aq më të vogla do të jenë mundësitë e Rusisë për ta dobësuar atë.
Presidenti ukrainas foli gjithashtu për mundësinë e negociatave trepalëshe ndërmjet Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duke shprehur shpresën që ato të zhvillohen sa më shpejt.
Deklaratat vijnë pas raportimeve se presidenti amerikan Donald Trump synon arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës deri në janar.
“Duhet të shkojmë në këtë takim me një agjendë të qartë, të dakorduar nga të gjithë ne. Përgatitja e fortë dhe e përbashkët do të sjellë rezultate të forta”, theksoi Zelensky.
Thirrja e tij vjen në një kohë kur Ukraina po përgatitet për muajt e ftohtë, ndërsa sulmet ruse vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për vendin.