Ndahet nga i dashuri por Morena Taraku nuk largohet nga Turqia!

Morena Taraku është njëra ndër femrat më seksi të skenës tonë muzikore.

ShowBiz

07/07/2018 16:00

Kohëve të fundit u përfol shumë në shtypin rozë për shkak të lidhjes me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani, shkruan lajmi net.

Siç duket kjo lidhja e Morenës nuk zgjati edhe aq, pasi tashmë e ka bërë të ditur se është ndarë nga i dashuri, edhe pse asgjë nuk është pohuar as mohuar.

E pas gjithë kësaj, Taraku ende po qëndron në Turqi ku nga atje po sjell imazhe dhe video mjaft provokuese.

I tillë është edhe ky i fundit, në të cilën Morena ju lë ‘pa mend’ teksa vë në pah linjat trupore në bikini.

“Realiteti”, ka shkruar ajo.

“Femnat”, është kënga e fundit që ka sjell në bashkëpunim me Dj Dagz dhe Dj Pm, ku numëron mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bk7kgpBF-5J/?hl=en?&taken-by=morenataraku

YouTube player