Ndahen Xheni dhe Benardi, të padëgjuarën e thotë Alketa

Ata ishin një nga çiftet më të preferuar të publikut shqiptar pas daljes nga Big brother 9.

ShowBiz

06/11/2017 22:13

Xheni dhe Benardi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Kjo ndarej ka cënuar dhe pjesëmarrjen e tyre në ‘Dance with me’ . Ata kanë lënë në mes garën e kërcimit.

Xheni është larguar drejt Italisë, transmeton Express. Alketa gjatë spektaklit ka treguar se ata do të zëvendësohen nga dy konkurentë të tjerë të cilët mund ta përballojnë kërcimin.

Ata me anë të një video mesazhi kanë përshëndetur publikun duke i falenderuar për mbështetjen

‘Faleminderit të gjithë për  mbështetjen. Falenderoj dhe Benardin për të gjithë kohën që kaluam bashkë.’ është shprehur Xheni duke u treguar e rezervuar në videomesazhin e saj.

‘Se kam të thjeshtë  të flas për jetën time personale. Dua të falenderoj të gjithë ata që besuan dhe u frymëzuan nga dashuria jonë. Kjo lidhje filloi dhe mbaroi në televizion, por asnjëherë nuk i dihet’ është shprehur Benardi duke lënë ndezur drita shprese për një rikthim të mundshëm.

Ata do zëvendësohen nga modelja  Kristina Bakiu dhe aktori Drilon Hoxha.