Ndahen çmimet vjetore për muzikë në Kosovë

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një ceremoni solemne, sot do të bëhet ndarja e çmimeve për muzikë.

ShowBiz

01/07/2015 11:24

Ministri Kujtim Shala do të ndajë çmimin për vepër vokale-instrumentale e skenike për Mendi Mengjiqin, përderisa çmimi për vepra simfonike-koncertale i ndahet Drinor Zymerit.

Çmimi për vepër kamertale i ndahet Krishin Aliçkajt dhe ai për vepër kamertale i ndahet Dafina Zeqiri-Nushi.

Këto çmime ndahen në bazë të Rregullores për ndarjen e çmimeve për muzikë dhe kanë vlerë financiare.