Ndahen çmimet ‘Golden Globes’

Të dielën është mbajtur gala mbrëmja e ndarjes së çmimeve kinematografike për vitin që shkoi. Ashtu edhe siç pritej, për shkak se bëri bujë të madhe në vitin 2013, filmi “American Hustle” i ka fituar 3 çmime Golden Globes, përfshirë filmi më i mirë komedi ose muzikal. Amy Adams dhe Jennifer Lawrence, të dyja interpretuese…

ShowBiz

13/01/2014 11:00

Të dielën është mbajtur gala mbrëmja e ndarjes së çmimeve kinematografike për vitin që shkoi. Ashtu edhe siç pritej, për shkak se bëri bujë të madhe në vitin 2013, filmi “American Hustle” i ka fituar 3 çmime Golden Globes, përfshirë filmi më i mirë komedi ose muzikal.

Amy Adams dhe Jennifer Lawrence, të dyja interpretuese në këtë film, fituan respektivisht çmimin si aktorja më e mirë dhe aktorja më e mirë jo protagoniste në një film komedi ose muzikal.

Ndërsa, çmimi më i madh i mbrëmjes, ai i filmit më të mirë dramë, shkoi për “12 Years a Slave”, me regji të Steve McQueen. Ky ishte çmimi i vetëm që mori ky film edhe pse kishte plot 7 nominime.

Matthew McConaughey u shpall aktori më i mirë në një film dramë për rolin e një të sëmuri me SIDA në “Dallas Buyers Club”. Çmimin e aktores më të mirë në një film dramë e mori Cate Blanchet për interpretimin e saj në filmin e Woody Allen, “Blue Jasmine”.

Ndërsa, Leonardo Di Caprio fitoi çmimin e aktorit më të mirë në një film komedi apo muzikal. Regjisori më i mirë u shpall Alfonso Cuaron për filmin “Gravity”, ku interpreton Sandra Bullock e George Clooney.

Çmimet

Filmi më i mirë dramë: 12 Years a Slave

Filmi më i mirë komedi ose muzikal: American Hustle

Aktori më i mirë (dramë): Matthew McConaughey

Aktorja më e mirë (dramë): Cate Blanchett

Aktori më i mirë (komedi ose muzikal): Leonardo DiCaprio

Aktorja më e mirë (komedi ose muzikal): Amy Adams

Aktori më i mirë joprotagonist: Jared Leto

Aktorja më e mirë joprotagoniste: Jennifer Lawrence

Regjisori më i mirë: Alfonso Cuaron (Gravity)

Filmi më i mirë i animuar: Frozen

Seriali më i mirë televiziv: Breaking Bad

Filmi më i mirë televiziv: Behind The Candelabra