Nazim Bllaca bëhet për spital

I vetëshpalluri agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës që për një vrasje po e vuan dënimin në burgun e Dubravës, Nazim Bllaca sot ka pasur një komplikim shëndetësor.

Lajme

16/09/2014 15:22

Burime brenda Shërbimit Korrektues i kanë thënë GazetësExpress se Bllaca, që po vuan dënimin për vrasjen e Ibush Kllokoqit, është çuar sot në Spitalin Regjional të Pejës për trajtim të një infeksioni në pjesën e epërme të trupit.

Në këtë spital nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Bllaca u dërgua në burg pasi që një pjesë të dënimit e vuajti në shtëpi, meqë ndihej i rrezikuar të shkojë në burg.