NATO ulë numrin e avionëve luftarakë monitorues në vendet baltike

Sipas lajmit në shtypin Estonez Janzen ka theksuar se qëllimi i vetëm është mbrojtja e vendeve të NATO-s dhe të Evropës nga sulmet ajrore.

Bota

04/08/2015 10:54

Zëdhënësi ushtarak i NATO-s, Jay Janzen tha se në vjeshtë rreth gjysma e numrit të avionëve me detyrë të misionit policor të ajrit në vendet baltike do të reduktohet, raporton Anadolu Agency.

Sipas lajmit në shtypin Estonez Janzen ka theksuar se qëllimi i vetëm është mbrojtja e e vendeve të NATO-s dhe të Evropës nga sulmet ajrore.

Jay Janzen duke vënë në dukje se NATO në muajt e fundit ka rritur numrin e fluturimeve të vëzhgimit ka thënë:”në vjeshtë numri i avionëve me detyrë të misionit policor të ajrit në vendet baltike do të reduktohet afërsisht në përgjysmim”.

Në misionin policor ajror të NATO-s në Estoni, Letoni dhe Lituani shërbejnë 16 avionë luftarakë.