NATO promovon Shqipërinë, përmendet edhe Kosova (Video)

Lajme

05/04/2016 19:56

Asambleja Parlamentare e NATO-s më 27 maj do të mblidhet për herë të parë në Shqipëri. Ky institucion ka realizuar një video promovuese për Shqipërinë.

Pamje nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë, roli i saj në NATO dhe transformimi ndër vite janë pjesë e videos promovuese.

Ish-kryeministri Pandeli Majko, njëherësh edhe anëtar i delegacionit të Shqipërisë në Aleancën e NATO-s, në këtë video ka folur edhe për rolin e aleancës së vendeve anëtare në NATO për luftën në Kosovë, duke treguar arsyen se pse i mirëpret në Tiranë.

Kurse kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka folur për rëndësinë e mbajtjes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shqipëri./GazetaTribuna

YouTube player