NATO paralajmëron rifillim të luftimeve në Ukrainë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se ekziston një rrezik për rifillimin e luftimeve intensive në lindje të Ukrainës, në një vend ku armëpushimi shkelet rregullisht.
Bota
“Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar deri tani vdekjen e më tepër se 6 000 personave. Shkeljet e armëpushimit vazhdojnë dhe ekziston ende rreziku i një rifillimi të luftimeve intensive”, deklaroi Stoltenberg në fillim të një takimi të 28 ministrave të Mbrojtjes të NATO-s me homologun ukrainas, Stepan Poltorak, në Bruksel.
Ndërsa ai vazhdoi duke thënë se Rusia po vazhdon mbështetjen ndaj separatistëve, duke i stërvitur dhe duke i furnizuar me armë e ushtarë. Në anën tjetër Rusia, ka vendosur një numër të madh forcash në kufirin me Ukrainën.
“Rusia vazhdon t’i mbështesë separatistët duke i stërvitur dhe duke i furnizuar me armë dhe ushtarë. Ajo ka vendosur një numër të madh forcash në kufirin me Ukrainën”, shtoi Stoltenberg. (lajmi.net)