Nata e fundit e këtij viti me hënë të plotë, koha për të shprehur dëshirën e madhe

E fundit “supermoon” e 2017-ës është pikërisht sonte, një fenomen që e bën Hënën të jetë më e ndritshme dhe të duket më e madhe në të gjithë botën.

Fun

04/12/2017 10:44

Hëna do të shfaqet 30 për qind më e ndritshme dhe 14 për qind më e madhe se pamja e saj normale, duke arritur madhësinë 1547 GMT, që nga 3 nëntori.

Ky është një fenomen që shfaqet me lindjen e Hënës, kur iluzioni optik i krijuar në horizont e bën atë të duket edhe më e madhe. Megjithëse Hëna është gjithmonë e njëjtë, orbita e saj eliptike e afron me sipërfaqen e planetit në disa pika. Kur pika më e afërt, ajo që për ne përkthehet në Hënë më të madhe, është koha e Hënës së plotë.

Mbrëmjen e sotme Hëna do të jetë pothuajse 50 000 kilometra më afër Tokës. Vëzhgimi i kësaj fundjave është i pari i një “trilogjie superhëne”, sepse fenomeni do të përsëritet më 1 janar dhe 31 janar, sipas NASA-s.

Vitin e kaluar, Hëna u afrua më shumë që nga viti 1948, me një distancë që nuk do të shënohet më deri në vitin 2034.

Hëna rrotullohet midis 363,000 dhe 406,000 km në distancë nga toka. Distanca mesatare e saj është rreth 380,000 km.

Sonte, sytë drejt qiellit për dëshirën e fundit të vitit. /Revistaclass