Napoli triumfon në San Siro

Napoli tregoi se është kandidat serioz për titull duke fituar në udhëtim te Milan me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A. Skuadra e trajnerit Rafael Benitez kaloi në avantazh pas vetëm gjashtë minutash lojë kur qendërmbrojtësi Miguel Britos realizoi me kokë nga afërsia. Pjesa e parë u mbyll me epërsi…

Sport

22/09/2013 21:45

Napoli tregoi se është kandidat serioz për titull duke fituar në udhëtim te Milan me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

Skuadra e trajnerit Rafael Benitez kaloi në avantazh pas vetëm gjashtë minutash lojë kur qendërmbrojtësi Miguel Britos realizoi me kokë nga afërsia.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Napolit kurse në minutën e 53-të, sulmuesi në formë Gonzalo Higuain realizoi golin e tij të tretë këtë stinor në Serie A duke befasuar me një goditje nga distanca portierin e Milanit, Christian Abbiati.

Shtatë minuta më vonë vendasit patën rastin të ngushtojnë disavantazhin por Mario Balotelli gaboi nga penalltia, për herë të parë në karrierën e tij pas 22 tentimesh në Serie A.

Goditjen e tij e priti portieri i Napolit, Pepe Reina. Mirëpo, ylli italian u shpagua për gabimin paraprak duke realizuar një gol të bukur nga distanca në minutat shtesë. Në fund, Balotelli u ndëshkua me karton të kuq për ta kompletuar mbrëmjen negative të tij, dhe Milanit.