Napoli – Spezia, formacionet zyrtare

Napoli do të ndeshet me Spezian në kuadër të Coppa Italia.

Sport

28/01/2021 20:01

Kjo do të jetë një provë e madhe për trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso, për të cilin sipas mediave italiane, u tha se ishte gati të shkarkohej, por pas pak, bordi i Napolit doli me një deklaratë ku theksuan se janë 100% në mbështetje të kalabrezit, transmeton lajmi.net.

Për Napolin, do mungojë Fabian Ruiz, i cili është i infektuar me COVID-19, ndërsa një rikthim i i rëndësishëm do të jetë rikthimi i Victor Osimhen në skuadër.

Për Spezian nuk do paraqiten: Piccoli, Nzola, Mattiello dhe Ferrer.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

SSC Napoli: Ospina; Hysaj, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Elmas, Demme, Zielinski; Politano, Lozano, Insigne.

Spezia: Karapikas; Vignali, Ismajli, Terzi, Dell’Orco; Estevez, Ricci, Acampora; Verde, Galabinov, Gyasi.