Napoli ‘shpartallon’ Sampdorian, rimerr kreun e Seria A

Napoli ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Sampdoria.

Sport

23/09/2021 20:20

“Napolitanët” triumfuan me rezultat bindës 0 – 4, shkruan lajmi.net

Victor Osimhen kaloi Napolin në epërsi pas vetëm 10 minutave lojë pas një asistimi të Lorenzo Insinges (10′).

Ndërsa, Fabian Ruiz me një gol të bukur dyfishoi epërsinë (39′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa  e parë.

Edhe në 45-minutëshin e dytë, Napoli dominoi në të gjitha aspektet ku shënoi edhe dy herë.

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani që ishte duke zhvilluar lojë të mirë u lëndua dhe u detyrua të largohej vetëm tre minuta pasi nisi pjesa e dytë (48′).

Kurse, Osimhen doli prapë në skenë për të realizuar golin e tretë (50′).

Pas nëntë minutave, Zielinski vulosi fitoren (59′).

Sampdoria arriti të shënonte përmes Candreva, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Napoli rimerr kreun me 15 pikë, derisa Sampdoria zbret në pozitën e 13-të me pesë sosh./Lajmi.net/