Napoli s’gabon as në ‘Olimpico’, Osimhen gjunjëzon Romën e Mourinhos

Napoli ka marrë tri pikë edhe në një terren të vështirë sikur ‘Stadio Olimpico’. Skuadra e Napoli ka mbajtur ritmin e mirë duke fituar edhe në ‘Olimpico’ kundër Romës, me rezultatin 0:1, shkruan lajmi.net. Liderët e Serie A, Napoli s’i kanë lënë asnjë befasi Milanit, duke arritur të marrin fitore në udhëtim ndaj skuadrës së…

Sport

23/10/2022 22:39

Napoli ka marrë tri pikë edhe në një terren të vështirë sikur ‘Stadio Olimpico’.

Skuadra e Napoli ka mbajtur ritmin e mirë duke fituar edhe në ‘Olimpico’ kundër Romës, me rezultatin 0:1, shkruan lajmi.net.

Liderët e Serie A, Napoli s’i kanë lënë asnjë befasi Milanit, duke arritur të marrin fitore në udhëtim ndaj skuadrës së Mourinho.

Gjithçka për fituesin u vendos në 10 minutat e fundit të ndeshjes, ku pas një insistimi më të gjatë të Napoli erdhi edhe goli.

Ishte sulmuesi nigerian, Victor Osimhen ai që gjeti golin për të çuar Napolin në avantazh.

Goli i Osimhen pati edhe vlerën e tri pikëve për skuadrën e Luciano Spalletti.

Me këto tri pikë, Napoli shkon në kuotën e 29 pikëve, me tri pikë pastër në krye të tabelës. Roma mbetet me 22 pikë në pozitën e pestë. /Lajmi.net/