Napoli po punon për rinovimin e kontratës së Kvaratskhelia, pas interesimit nga Liverpool e United

Napoli s’janë të gatshëm të ndajnë rrugët me Kvaratskhelia. Një nga lojtarët që po merr vëmendjen më të madhe këtë edicion është lojtari i Napoli, Kvicha Kvaratskhelia. Ylli në rritje nga Gjeorgjia ka marrë vëmendjen e skuadrave si Liverpool e Man United dhe kjo po shtyn Napoli të rinovojë kontratën e tij. Sipas ‘Il Mattino’,…

Sport

14/11/2022 17:40

Napoli s’janë të gatshëm të ndajnë rrugët me Kvaratskhelia.

Një nga lojtarët që po merr vëmendjen më të madhe këtë edicion është lojtari i Napoli, Kvicha Kvaratskhelia.

Ylli në rritje nga Gjeorgjia ka marrë vëmendjen e skuadrave si Liverpool e Man United dhe kjo po shtyn Napoli të rinovojë kontratën e tij.

Sipas ‘Il Mattino’, Cristiano Giuntoli po punon për ofertën e re që do t’i niset Kvaratskhelias, përcjell lajmi.net.

Lojtari do të ketë një pagë më të lartë dhe më shumë vite, për të shmangur pengesat nga Man United dhe Liverpool.

Marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2027 dhe s’ka klauzolë liruese. Lojtari fiton 1.2 milionë euro për sezon. /Lajmi.net/