Napoli pa Rrahmanin ndaj Juventusit, kjo është arsyeja
Napoli nesër do zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme në Seria A, kundër Juventusit.
Sport
“Napolitanët” që janë duke garuar për titull kërkojnë vetëm pikët e plota, derisa “Zonja e Vjetër” ëndërron të rikthehet në garë, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Napoli në këtë takim do jetë me mungesa, e një ndër to është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Siç raporton Ansa, Rrahmani se bashku me dy yjet e tjerë Zielinski dhe Lobotka kanë pasur kontakt me personat që kanë dal pozitiv, pavarësisht që janë të vaksinuar.
Ndërkohë, mediumet italiane gjithashtu thonë se Seria A do bëjë obligim që lojtarët që luajnë të kenë se paku njërën dozë të vaksinës kundër COVID-19./Lajmi.net/