Napoli kërkon 10 milionë për Behramin

Napoli e ka vendosur vlerën e Valon Behramit. Azzurri do ta shisnin mesfushorin kosovar vetëm për një shumë prej 10 milionë eurosh. Interi është ekipi më i interesuar për përfaqësuesin zviceran.

Sport

02/06/2014 11:21

Interi nuk heq dorë nga Valon Behrami. Mesfushori kosovar pëlqehet shumë nga trajneri Walter Mazzarri, me të cilin kishte punuar së bashku në Napoli.

Por, përfaqësuesi zviceran konsiderohet i rëndësishëm për Azzurri dhe siaps të së përditshmes italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, ai mund të futet në listën UEFA më 11 gusht, për fazën preliminare të Europa League.

Megjithatë, Nerazzurri ia kanë ofruar klubit nga San Paolo fillimisht Kuzmanovicin, e më pas edhe Tadier, por ka marrë refuzime të njëpasnjëshme nga Aurelio De Laurentiis.

Presidenti i Napolit e vlerëson 9,5-10 milionë euro futbollistin mitrovicas, për të cilin interesim kanë shprehur edhe skuadrat nga Premierliga.