Napoli – Fiorentina, formacionet zyrtare

Napoli do të ndeshet me Fiorentinën në kuadër rë xhiros së 18-të të Serie A.

Sport

17/01/2021 11:27

Napoli dhe Fiorentina është dueli i radhës në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A, edhe pse u dyshua se kjo ndeshje mund të shtyhet shkaku i rezultimit pozitiv ndaj COVID-19, i futbollistit të Napolit, Fabian Ruiz, tani klubi napoletan përmes një komunikate ka treguar se ndeshja do të vazhdojë, pasi që të gjitha testet kanë rezultuar negative, transmeton lajmi.net.

Napoli qëndron në vendin e gjashtë me 31 pikë total, ndërsa Fiorentina në vendin e 13-të me 18 pikë gjithsej.

Për Napolin nuk do të jenë të gatshëm Fabian Ruiz dhe Osimhen të cilët janë pozitiv me COVID-19, ndërsa Di Lorenzo nuk paraqitet shkaku i kartonëve të verdhë dhe Kostas Manolas është lënduar.

Për Fiorentinën, vetëm Franck Ribery është në dyshim për tu paraqitur.

Napoli në pesë ndeshjet e fundit ka arkëtuar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa Fiorentina ka gjithashtu, dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

SSC Napoli: Ospina, Hysaj, Manolas, Koulibaly, Mario Rui, Demme, Bakayoko, Lozano, Zielinski, Insigne, Petagna.

ACF Fiorentina: Dragowski; Igor, Milenkovic, Pezzella; Venuti, Amrabat, Castrovilli, Biraghi; Ribéry, Vlahovic, Callejon