Napoli: E gjithë skuadra negative në testet e COVID-19

Napoli ka njoftuar për rezultatet e lojtarëve nga testet e COVID-19.

Sport

31/10/2020 18:42

Të gjithë lojtarët e Napolit u janë nënshtruar testeve të koronavirusit, para ndeshjes së kësaj xhiroje.

Faqja zyrtare e klubit njofton se rezultatet e pranuara sot japin lajme të mira, përcjell lajmi.net.

“Testet e bëra këtë mëngjes thonë se të gjithë anëtarët e grupit kanë rezultuar negativ në COVID-19”, thuhet në njoftimin e Napolit.

Amir Rrahmani dhe shokët e tij të skuadrës do të jenë kështu gati për të luftuar për tri pikë të tjera në Serie A. /Lajmi.net/