Napoli do t`i ofron Mertens kontratë të re

Gjiganti italian, Napoli dëshiron të mbajë në ekip Dries Mertens.

Sport

15/04/2022 21:36

Mertens ka kontratë me Napolin deri në përfundim të këtij sezoni, por mund të vazhdojë edhe më tej në ‘Diego Armando Maradona’.

Fillimisht thuhej se Napoli ishin të gatshëm ta lënë të lirë belgun, por sipas ‘Goal’, atij do t`i ofrohet një marrëveshje e re, përcjell lajmi.net.

Që nga transferimi i 34 vjeçarit në vitin 2013 te ‘Napolitanët’, ai ka 390 ndeshje dhe ka shënuar 144 gola gjithsej.

Këtë sezon ai është një lojtar mjaft i rëndësishëm për ekipin e Luciano Spallettit, ku ka 24 paraqitje në Seria A dhe ka shënuar tetë gola e dhuruar dy asistime./Lajmi.net/