Napoli bën hap gjigant drejt sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve, fiton në udhëtim tek Spezia

Napoli ka arritur një fitre të rëndësishme ndaj Spezias.

Sport

08/05/2021 16:53

Napoletanët arritën fitore në kuadër të xhiros së 35-të kur kanë mbetur vetëm tre xhiro deri në fund, shkruan lajmi.net.

Këtë takim e nisën edhe dyshja, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj.

Zielinski zhbllokoi rezultatin në min 15’ i ndjekur nga Osimhen min 23’.

Nigeriani nuk u ndal me kaq, pasi shënoi golin e dytë në min 44’.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Napolit.

Në pjesën e dytë, Piccoli shënoi për Spezian ndërsa goditjen e fundit e dha Hirving Lozano min 80’.

Rezultati përfundimtar, Spezia 1-4 Napoli.

Tani, Napoli bën një hap gjigant drejt sigurimit të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve, tani ata ngjiten në pozitën e dytë me 70 pikë, një më shumë se Atalanta, Juventus dhe Milani./Lajmi.net/