Naim Rashiti rrethohet nga policia maqedonase me autmoatik

Policia maqedonase gjatë ditës së sotme ka ndalur njohësin e çështjeve të sigurisë, Naim Rashiti, të cilin e kanë rrethuar me automatik.

Lajme

15/06/2015 22:24

Rashiti, përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka treguar se policia maqedonase e ka trajtuar atë si një terrorist, përkundër faktit, se ai gjatë ditës dhe javëve të fundit kishte hyrë e dalë në Maqedoni.

Njoftimi i plotë i Rashitit:

Policia maqedone te pajisur me automatik ta rrethon veturen ne kufi, edhe ate ne dalje te kufirit, ta kontrollon veturen , te merr ne pyetje, te pyet pse me dokumente e me tabela te Presheves, po shkon ne Prishtine. Te trajton si terorist, duke e pare se sot ne mengjes kam hy ne kufi e keto jave me dhjetra here kam hy e dal nga Maqedonia. Ndërsa gupe te armatosura nga Kosova kane hyre lirshem e me trajtim te veçante këta muajt e fundit.