Nagavci: Thaçi urren tash gjendjen e jashtëzakonshme se e ka qeverinë që ia jep kompetencat
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, reagoi pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, se urren gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se tashmë e ka qeverinë e tij që ia jep kompetencat ekzekutive.

Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci thotë se kreu i shtetit nuk e ka problem që të ndryshojë qëndrimet e tija edhe publikisht.
Postimi i Nagavcit:
Presidenti Thaçi paska mbajtur konferencë për media për të deklaruar “ E urrej gjendjen e jashtëzakonshme “.
Janë së paku dy arsye që kjo është deklaratë e pritshme,
E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njejtë ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve.
Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë dhe madje përtej kësaj.
Dhe në fund paska lënë të hapur mundësinë që të ndërhy prap nëse e shef të nevojshme: ”Nëse nuk ka përmirësim të gjendjes, atëherë institucionet do të detyrohen të kthejnë masat kufizuese”, shtoi presidenti.