Nagavci për Osmanin: Nënshkrimet duhet të shihen, jo vetëm të deklarohen
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Vjosa Osmani për presidente. Duke komentuar këtë propozim, Nagavci theksoi se përtej deklarimeve për sigurimin e nënshkrimeve, ato duhet të bëhen publike dhe të verifikueshme. “Përtej deklaratave dhe deklarimit se i kemi 15 nënshkrime, ato nënshkrime duhet…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Vjosa Osmani për presidente.
Duke komentuar këtë propozim, Nagavci theksoi se përtej deklarimeve për sigurimin e nënshkrimeve, ato duhet të bëhen publike dhe të verifikueshme.
“Përtej deklaratave dhe deklarimit se i kemi 15 nënshkrime, ato nënshkrime duhet të shihen. Nuk ka asnjë hap serioz dhe diskutimi duhet të bëhet në Kuvend”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të zhvillohet me transparencë të plotë dhe përmes debatit institucional në Kuvend. /Lajmi.net/