​Nacionalistët bullgarë sulmojnë makinën duke besuar se von der Leyen ishte brenda

Partia nacionaliste “Ringjallja” u përpoq të pengonte presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të hynte në një fabrikë armësh në qytetin Sopot të Bullgarisë të dielën, duke sulmuar një automjet për të cilin të mbledhurit besonin se ndodhej ajo. Kreu i “Ringjalljes”, Kostadin Kostadinov, i cili më parë ka bërë thirrje për tërheqjen…

Bota

01/09/2025 11:38

Partia nacionaliste “Ringjallja” u përpoq të pengonte presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të hynte në një fabrikë armësh në qytetin Sopot të Bullgarisë të dielën, duke sulmuar një automjet për të cilin të mbledhurit besonin se ndodhej ajo.

Kreu i “Ringjalljes”, Kostadin Kostadinov, i cili më parë ka bërë thirrje për tërheqjen e Bullgarisë nga NATO, organizoi demonstrata me një parti tjetër nacionaliste, “Velichie”, në Fabrikat e Inxhinierisë së Makinerive Vazov në Sopot në kundërshtim me rrugën evropiane të Bullgarisë dhe kërkoi mbrojtje të sovranitetit kombëtar, transmeton Alsat.m.

Kostadinov u filmua duke bllokuar një automjet të zi, teksa policia bullgare po përpiqej t’i bënte demonstruesit të lejonin makinën të kalonte.