Nacho-Varane, gjithmonë fitore

Nacho dhe Raphael Varane kanë luajtur vetëm 409 minuta së bashku. Por, dyshja e mbrojtësve që pritet të jenë titullarë në duelin kundër Atletico Madridit, gjithmonë kanë shënuar fitore me Rea Madridin.

Sport

06/02/2015 23:37

Nacho dhe Raphael Varane do të jenë dyshja e qendërmbrojtësve të Real Madridit në ndeshjen kundër Atletico Madridit në Vicente Calderon të shtunën.

Në mungesë të Pepes e Segio Ramosit të lënduar, Carlo Ancelotti është i detyruar të shfrytëzojë dyshen tjetër. Ata kanë luajtur shumë pak së bashku, vetëm 409 minuta.

Mirëpo, një lajm i mirë për Ancelottin dhe tifozët e Los Blancos është se Real Madrid gjithmonë ka shënuar fitore sa herë që Nacho e Varane kanë luajtur së bashku.

Mirëpo, dueli me Atleticon do të jetë më i vështirë se zakonisht, andaj mbetet të shihet nëse do të vazhdojë bilanci pozitiv i tyre.