‘Muza e Zezë’ Elina Duni

Këngëtarja shumë e veçantë dhe e dashur shqiptare, Elina Duni ka lajmëruar se shumë shpejtë do të sjellë një këngë të re, të parën nga ajo si kantautore, që e ka titulluar ‘Muza e zezë’. Elina ka thënë për KultPlus se  projekti është një urë midis Prishtinës dhe Tiranës dhe ka si muzikantë nga Prishtina:…

ShowBiz

08/03/2014 16:51

Këngëtarja shumë e veçantë dhe e dashur shqiptare, Elina Duni ka lajmëruar se shumë shpejtë do të sjellë një këngë të re, të parën nga ajo si kantautore, që e ka titulluar ‘Muza e zezë’.

Elina ka thënë për KultPlus se  projekti është një urë midis Prishtinës dhe Tiranës dhe ka si muzikantë nga Prishtina: Armend Xhaferin në kitarë, Enver Muhamedin në bas, Enes Bajramliqi në bateri dhe nga Tirana, Gent Rushi në fizarmonikë dhe Ermal Rodi në saksofon.

Projekti do të promovohet në në Prishtinë me 5 dhe 6 Prill e më pas edhe në Tiranë te Piramida me 9 dhe 10 Prill.

Elina ka shkruar në Facebook se së shpejti do të vijnë edhe informacione për këngë dhe video të reja.