Mustafi zbulon bisedën me De Biasin, i cili nuk arriti ta bind që t’i bashkohet Shqipërisë

As telefonata e Gianni De Biasit, nuk e ka bindur Shkodran Mustafin që të zgjedh Shqipërinë.

Sport

05/11/2016 22:53

Mbrojtësi 24 vjeçar nga Gostivari, në një intervistë për ‘Goal.com’, ka deklaruar se ka marrë një telefonatë nga trajneri i Shqipërisë, por ai tashmë në mendjen e tij kishte zgjedhur të luante për Gjermaninë.

Mustafi ishte ftuar në momentin e fundit te Kombëtarja e Gjermanisë për Kampionatin Botëror të Brazilit, ku pastaj edhe patën triumfuar.

“Kur mora një telefonatë nga Shqipëria dhe fola me trajnerin, unë kisha vendosur në mendjen time”, deklaron Mustafi, përcjell lajmi.net.

“Kisha ndjejnë të veçantë në atë moment sepse prindërit e mi u rritën në atë vend dhe unë e identifikoj veten me atë vend, dhe gjithmonë shkoj për ta vizituar familjen time, por për mua nuk pati kuptim për të ndryshuar mendje”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.