Mustafa: Situata të përmirësohet me ndërhyrjen e Presidentes
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka ardhur në përfundim se situata ku ndodhemi, është mirë të zgjidhet vetëm me ndërhyrjen e Presidentes.

Lajme
Ai ka thënë se na duhet besim në institucione, dhe është shprehur optimist, duke thënë se beson në shtetin.
Ja postimi i tij i plotë në facebook:
NORMALIZIMI I SHTETIT..!!
Duhet të mundohemi fortë për të ndërtuar kulturë tek qytetarët që kujdesin ndaj shefit(individit), ta shndërrojmë në kulturë kujdesi ndaj shtetit, duke mos mbetur pengë kujdesi i dëshirave individuale karshi zhvillimeve sistematike institucionale.
Situata politike në vend, është mirë të përmirësohet me ndërhyrjen e Presidentes, pa ardhur deri te nevoja e ndonjë ndërhyrje shtesë…
Na duhet besim në institucionet tona, dhe politika e vendit besoj ka prodhuar liderë që dinë ta bëjnë detyrën e vetë edhe pa ndërhyrje nga jashtë.