Mustafa: Shqipëria na bëri sërish krenar
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se Shqipëria “na bëri sërish krenar në maksimum”.
Lajme
Mustafa thotë se shpreson që Shqipëria të kualifikohet në fazën e mëtejme, shkruan lajmi.net.
Ai uron të gjithë tifozët të cilët siç thotë ai “ishin të jashtëzakonshëm sot në Lion”./lajmi.net
Postimi i kryeministrit Mustafa:
Shqipëria na bëri sërish krenar në maksimum. Plot zemër dhe talent, lojtarët e kombëtares sonë shkëlqyen sot kundër Rumanisë.
Por, një meritë e veçantë shkon për tifozët mbresëlënës kuq e zi, të cilët ishin të jashtëzakonshëm sot në Lion.
Shpresojmë të kualifikohemi në xhirot e mëtejshme dhe të vazhdojmë të lemë mbresa pozitive te të gjithë evropianët.
Urime fitoren plotësisht të merituar!