Mustafa: Pse Selimi nuk tregoi për vrasjet kur ishte ministër
Vajza e Xhemajl Mustafës, Berianë Mustafa, ka reaguar ndaj sjelljes së Rexhep Selimit, gjatë konfrontimit me një pjesëtar të sigurisë të Kuvendit të Kosovës.
Lajme
Ndonëse nuk është e qartë se çfarë i thotë Selimi këtij personi, ajo çfarë dëgjohet tingëllon me fjalën “të prej”.
E Berianë Mustafa pyet pse Rexhep Selimi nuk ka treguar asnjë informatë lidhur me vrasjet që kanë ndodhur në kohën kur ai ishte ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme.
Ajo shton se as LDK-ja nuk është se ka “bërë ndonjëherë diçka për t’i zbardhë këto vrasje”.
Kujtojmë që veprimtari i shquar i LDK-së, Xhemajl Mustafa është vrarë në vitin 2000 në hyrje të banesës së tij. Vrasësit e tij, akoma mbeten të panjohur./lajmi.net
Ky është postimi i Berianë Mustafës:
Pren Rexhep Selimi pren per nder….A ka thane noj here ndonje informate per vrasjet qe kane ndodhe …ne kohen sa ishte minister i rendit publik, ne kuader te qeverise se perkohshme….po nejse nuk eshte qe edhe LDK ka bere ndonjehere dicka per me i zbardhe keto vrasje!