Mustafa njofton zyrtarë gjermanë për zhvillimet në Kosovë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, së bashku me një delegacion të LDK-së, me ftesë nga partia Unioni Kristian Demokratik (CDU), po qëndron në vizitë disaditore në Berlin, Gjermani. Mustafa është i shoqëruar nga, Teuta Sahatqija, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

Lajme

11/11/2014 17:33

Mustafa në takim me zyrtarë të lartë gjermanë, ka njoftuar ata për zhvillimet politike në Kosovë.

“Kryetari Mustafa dhe delegacioni i LDK-së, gjatë ditës së sotme ka takuar zyrtarë të lartë partiakë, Bertil Wenger, sekretar CDU-së, Frank Priess nënkryetar i Fondacionit Konrad Adenauer dhe Andreas Schockenhoff, nënkryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU”, njofton LDK-ja përmes një njoftimi për media.

“Vizita është shenjë e bashkëpunimit që po zhvillon ton LDK-ja me CDU-në Gjermane. Me këtë rast Mustafa bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe regjion, procesin e themelimit të institucioneve dhe prezantoi platformën qeverisëse”.

“Kryetari Mustafa dhe delegacioni i LDK-së, gjatë ditës së nesërme do të zhvillojnë takime tjera me zyrtarë të Kancelarisë Gjermane”.

“Pas vizitës në Berlin, kryetari i LDK-së Mustafa do të udhëtojë në Bruksel”, thuhet në këtë njoftim për media.