Mustafa nga Brukseli i kundërpërgjigjet Haradinajt nëpërmes Facebook-ut

Kryeministri Isa Mustafa sërish ka komentuar në Facebook në lidhje me deklaratat e kundërshtarit të tij politik Ramush Haradinaj.

Lajme

13/10/2015 22:32

Mustafa nga Brukseli ku po qëndron në një darkë me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, ka postuar një status ku sërish i përmend veprimtarët e vrarë të LDK-së.

Disa orë më herët Haradinaj e ka quajtur Mustafën ‘hienë në kohën e Ibrahim Rugovës”.

Statusi i Mustafës në Facebook:

Ata që frikësohen të numërojnë të kërcënuarit dhe të ekzekutuarit nga radhët e veprimtarëve të LDK-së, numërojnë se sa e-pa zë i kam kapërcyer.