Mustafa: Me këtë buxhet nuk do të ketë rritje pagash, as pensionesh

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa, duke folur për buxhetin e vitit 2025, tha se ky është një buxhet standard e që nuk afron asgjë të re nga vitet e kaluar, të miratuar nga kjo qeveri dhe kjo shumicë parlamentare. Në magazinën informative “InfoPlus”, në RTK, Mustafa tha…

Lajme

12/11/2024 19:37

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa, duke folur për buxhetin e vitit 2025, tha se ky është një buxhet standard e që nuk afron asgjë të re nga vitet e kaluar, të miratuar nga kjo qeveri dhe kjo shumicë parlamentare.

Në magazinën informative “InfoPlus”, në RTK, Mustafa tha se ky buxhet nuk afron asnjë ndryshim substancial për kushtet  e jetesës së qytetarëve të vendit. Sipas tij, ky buxhet nuk do të ofrojë as rritje pagash, as rritje të mirëfilltë të pensioneve, as do të ofrojë një dinamikë të investimeve kapitale, as ndonjë projekt madhor, ku do të përmirësonte kushteve në arsim e shëndetësi.

“Pra kemi një buxhet standard që tashmë kemi parë se çfarë mund t’i ofrojë qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa, teksa shtoi se ambicia e kësaj qeverie nuk shkon përtej gjendjes aktuale në të cilën gjendemi, që ta mirëmbajë gjendjen aktuale.

Mustafa kritikoi vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, sipas të cilit ky vendim ka shkelur ligjin mbi pagat, që ka miratuar pikërisht kjo qeveri para një viti, derisa shtoi se kjo rritje prej 55 eurosh në janar dhe 55 euro të tjera në qershor, po bëhet në kohë fushate.