Mustafa: LDK po i qëndron vetes, votuesve të saj, e s’po i shkon bash hiq kërkujt
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, thotë se partia e tij po mbetet e përkushtuar ndaj qëndrimeve dhe elektoratit të vet. Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa ka kritikuar ata që, sipas tij, përpiqen të vendosin LDK-në në korniza të interesave të tjera politike. “Ata duan të diskutojnë ‘a po i…

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, thotë se partia e tij po mbetet e përkushtuar ndaj qëndrimeve dhe elektoratit të vet.
Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa ka kritikuar ata që, sipas tij, përpiqen të vendosin LDK-në në korniza të interesave të tjera politike.
“Ata duan të diskutojnë ‘a po i shkon LDK-ja PDK-së apo VV-së’, por assesi s’duan të dëgjojnë që LDK po i qëndron vetes, votuesve të saj, e s’po i shkon bash hiq kërkujt,” ka shkruar ai.
Ai ka ironizuar edhe me kalkulimet politike të kundërshtarëve, duke thënë se po bëjnë “pazar pa hangjiun” dhe se LDK nuk është pjesë e asnjë tavoline të tillë.
“S’ka rëndësi kush pajtohet me kënd, me cilin qëndrim e me cilën ide, ka rëndësi që kemi demokraci të plotë,” ka përfunduar ai.
Postimi i tij i plotë në Facebook: