Mustafa: Kombëtarja, shembull në kampionat
Kryemistri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se kombëtarja shqiptare e futbollit, dhe tifozët kuqezi, kanë fituar famë pozitive dhe respekt.
Lajme
Mustafa thotë se deri më tani kuqezinjtë janë shembull në kampionatin EURO 2016, shkruan lajmi.net.
Statusi i kryeministrit Mustafa:
Duke besuar në fitore, Kombëtarja tashmë e ka arritur qëllimin e saj primar. Futbolli dhe tifozët kuqezi, shumë prej tyre nga Kosova, kanë fituar famë pozitive dhe respekt në mbarë kontinentin tonë. Kemi arsye për festë sepse deri tani jemi shembullor në këtë kampionat. Ky eveniment i futbollit elitar dëshmoi se ne meritojmë të jemi të barabartë me të gjithë evropianët dhe të lëvizim lirshëm në Evropë, në kontinentin tonë. #ForcaShqipëri