Salihaj: Opozita ishte e përgatitur për të mos e përkrahur zgjedhjen e presidentit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit dhe mundësisë për të shkuar në zgjedhje të reja. Salihaj foli për qëndrimin e opozitës dhe bojkotimin e seancës për zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, opozita mund të jetë befasuar me propozimin…

Lajme

29/04/2026 19:50

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit dhe mundësisë për të shkuar në zgjedhje të reja.

Salihaj foli për qëndrimin e opozitës dhe bojkotimin e seancës për zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, opozita mund të jetë befasuar me propozimin e kandidaturës, por kishte një qëndrim të parapërgatitur.

“Po, unë mendoj që ju ka ardhur si surprizë kur z. Kurti e ka shpallur Rushitin si kandidate për presidente, por unë mendoj që opozita ka qenë e përgatitur që të mos e përkrahë. Pra, paraprakisht janë pozicionuar që të shkohet në zgjedhje. Përndryshe, Kurti është dashur që para shpalljes së kandidatit të flasë me opozitën, sepse Rushiti mund të ishte presidente”, ka thënë Salihaj në Teve1.

Ai la të kuptohet se mungesa e koordinimit politik ka ndikuar drejtpërdrejt në dështimin e zgjedhjes së presidentit.