Mustafa falënderon palët pjesëmarrëse në takimin e Brukselit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në deklaratën e parë pas nënshkrimit të marrëveshjes për gjyqësi në Bruksel, ka shfrytëzuar rastin t’i falënderojë palët pjesëmarrëses në këtë takim.

Lajme

10/02/2015 13:35

Mustafa përmes një postimi në Facebook, nuk ka komentuar detajet e kësaj marrëveshje. E vetmja gjë, përveç falënderimeve, që Mustafa ka thënë, është se kjo marrëveshje siguron funksionim e gjyqësisë në të gjithë territorin e Kosovës.

“Sot në mëngjes përfunduam një marrëveshje shumë të rëndësishme, e cila siguron funksionimin e gjyqësisë në tërë territorin e Kosovës. Falënderoj përfaqësuesen e lartë të BE, Znj Mogherini dhe anëtarët e delegacionit, zv kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e Drejtësisë, z Hajredin Kuçi, ministren Edita Tahiri, ministrin e Integrimeve Evropiane, z Bekim Çollaku, Z, Blerim Shala dhe z Valon Halimi, këshilltarin tim për çështje të emigracionit dhe migrimit”, ka thënë Mustafa në një status në Facebook.