Mustafa emëroi Dalibor Jevtiqin ministër për Kthim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, emëroi sot Dalibor Jevtiqin nga Lista Serbe në pozitën e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, njoftoi kabineti qeveritar.

Lajme
Lista Serbe ka njoftuar Kryeministrin se do të kthehet aktivisht në Parlament dhe në Qeveri nga data 27 prill 2015.
Dje Mustafa ka pritur në zyrën e tij edhe katër kryetarët e komunave të veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore, ku janë harmonizuar qëndrimet që këto komuna të miratojnë buxhetet e tyre, në përputhje me ligjet e Kosovës, thuhet në njoftim. Jevtiq është pasardhës i Aleksandar Jabllanoviqit, i cili këtë pozitë nuk pati fatin ta shijojë për kohë të gjatë, pas shkarkimit që i bëri kryeministri Isa Mustafa.